Më 4 korrik, kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë

Më 4 korrik, kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë

Aktuale June 24, 2022 - 11:54

Më 4 korrik të këtij viti kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, do ta vizitojë Kosovën.

Kështu bëri të ditur Zyra për Media e Dhomave të Specializuara, përmes një komunikate për media, raporton Zeri.info.

Trendafilova do të zhvillojë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Në këtë takim janë të ftuar edhe gazetarët, kurse bëhet e ditur se ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Zëri