Nga Brukseli presidentja Osmani udhëton për në Tajlandë

Nga Brukseli presidentja Osmani udhëton për në Tajlandë

Aktuale June 24, 2022 - 09:46

Pas pjesëmarrjes në Samitin e BE-së, që u mbajt në Bruksel, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Tajlandë dhe Singapor, ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për meda, ku thuhet se gjatë qëndrimit në Tajlandë presidentja Osmani do të pritet nga kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-o-cha.

“Kurse në samitin ‘Global Summit of Women’ presidentja Osmani do të flasë për rolin dhe potencialin e grave në realitetin e ri. Presidentja Osmani gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një forum ekonomik të organizuar nga Këshilli Diplomatik dhe Oda Ekonomike e Tajlandës, ku do të diskutohen mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, por edhe mundësive ekonomike që i ofron Kosova”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas vizitës në Tajlandë, Osmani do ta vazhdojë vizitën në Singapor, ku pritet të takohet me homologen e saj, presidenten Halimah Yacob, kryetarin e Parlamentit z. Tan Chuan-Jin, ministren e lartë të Shtetit për Zhvillim Kombëtar dhe Punë të Jashtme, znj. Sim Ann dhe me ministrin e lartë të Shtetit, dr. Mohamad Maliki Bin Osman. /Zëri