Tahiri pas samitit të BE-së: Shqiptarët morën lajme zhgënjyese

Tahiri pas samitit të BE-së: Shqiptarët morën lajme zhgënjyese

Aktuale June 23, 2022 - 21:32

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se shqiptarët morën lajme zhgënjyese pas Samitit të BE-së që u mbajt në Bruksel.

Mosliberalizimin e vizave për Kosovën si dhe mbylljen e negociatave për Shqipërinë, Tahiri i quajti si hipokrizi e absurditet.

“Sot patëm lajme zhgenjyese nga BE-ja: Jo viza per Kosoven, jo hapje negociatash për Shqiperinë. Shume hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugen drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona!”, shkroi Tahiri. /Zëri