Mosliberalizimi i vizave, Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Mosliberalizimi i vizave, Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Aktuale June 23, 2022 - 19:37

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova e ka merituar shumë vite më parë këtë të drejtë, shkruan Zeri.info.

Haradinaj më tej tha se “Sot, nuk humbi Albini, por populli i Kosovës”

Samiti i BE-së që u mbajt në Bruksel nuk pati ndonjë rezultat konkret për Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Vjosa Osmani që ishte pjesëmarrëse në këtë samit, tha se Kosova ka marrë mbështetje nga shumë vende evropiane për liberalizimin e vizave. /Zëri