Hoxhaj kritikon BE-në pas samitit: Kjo është tirania e status-quo-së për Ballkanin Perëndimor

Hoxhaj kritikon BE-në pas samitit: Kjo është tirania e status-quo-së për Ballkanin Perëndimor

Aktuale June 23, 2022 - 19:31

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kritikuar Bashkimin Evropian pas Samitit që u mbajt sot në Bruksel, shkruan Zeri.info.

Në samit nuk pati asnjë rezultat në këtë samit, gjë të të cilën ka Hoxhaj ka thënë se kjo është tirania e status-quo-së për Ballkanin Perëndimor.

Këtë qëndrim e bëri të ditur përmes një njoftimi në Twitter, ku ka shkruar se “Nga Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe asnjë hapje të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Kjo është tirania e status quo-së për Ballkanin Perëndimor! Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE!”. /Zëri