Hyseni: Binomi Osmani-Kurti, rekomandimi për liberalizim është dhënë më 2016

Hyseni: Binomi Osmani-Kurti, rekomandimi për liberalizim është dhënë më 2016

Aktuale June 23, 2022 - 19:02

Ish -ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka reaguar sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, duke akuzuar presidentet e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai u është drejtuar krerëve të shtetit si “Binomi Osmani-Kurti”, raporton Zeri.info.

Hyseni u është referuar deklaratave që sot presidentja Osmani dha në Samitin e BE-së, duke thënë se janë deklarata qesharake.

“Një deklaratë e Presidentes së Kosovës sot e lëshuar me egzaltim nga Brukseli sa nuk më bëri të qeshja. Por dëshprimi me politikën mashtruese dhe gënjeshtare të kësaj presidenteje nuk ka si mos të ta ngulfas edhe qeshjen”, ka thënë Hyesni.

“Patëm mbështetje të madhe për liberalizimin e vizave”, paska thënë ajo, ashiqare e egzaltuar, për të shtuar se, gjithnjë sipas saj, “ si asnjëherë më parë shumica dërmuese janë deklaruar pro sa i përket liberalizimit të vizave. Në radhë të dytë shumica kanë përkrahur në përgjithësi perspektiven evropiane të Kosovës …..” etj etj.

Ai më tej ka thënë se deklarata për përkrahje të liberalizimit të vizave është dhënë në Samitin e Selanikut, por ai akuzoi presidenten se në atë kohë ka qenë e zënë duke bërë “argatin” e LVV-së.

Ish-ministri Hyseni më tej ka thënë se Osmani e Kurti duhet ta ndalojnë politikën populliste/

“Ndërsa, ju binomi Kurti-Osmani, mjaft më me politikë populliste, mashtuese dhe gënjeshtare, sepse ju siguroj se shumë shpejt do të mbeteni vetëm me ate armatën tuaj të mjerë digjitale virtuale”, shkroi Hyseni./Zëri