Reagon Avdyli: Isa Mustafa dhe PDK-ja janë fajtorë për mosliberalizimin e vizave

Reagon Avdyli: Isa Mustafa dhe PDK-ja janë fajtorë për mosliberalizimin e vizave

Aktuale June 23, 2022 - 18:48

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë fajtorë që Kosova nuk ka viza.

Avdyli e ka quajtur Mustaftën si i pafytyrë që iku nga politika dhe akoma moralizon, raporton Zeri.info

Ai më tej tha se Mustafa do të mbahet mend si shkatërruesi i LDK-së, pas koalicioneve të natës që i bënte me PDK-në.

“I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon.Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili.Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion”, shkroi Avdyli.

Avdyli më tej tha se fajtor për mosliberalizimin e vizave është vetë Mustafa së bashku me PDK-në.

“Derisa Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK.Prandaj meritë pse Kosova ishte Eldorado ku vidheshin dhoma e dëshmive, miliona nga thesari, keqpërdorime e tenderomani të përditshme e bënë Evropën ti mohoj Kosovës liberalizimin. Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri ndër gërmuesit më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa”, shtoi ai.

Avdyli u shpreh se ditë të mira po vijnë për Kosovën, pasi sipas tij vendi kishte rënë në pusin e ndërtuar nga Isa Mustafa e PDK-ja.

“Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum.Kosova çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së”, tha ai ndër të tjera. /Zëri