Pas dështimit të Trustit, AAK-ja kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Pas dështimit të Trustit, AAK-ja kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Aktuale June 23, 2022 - 18:09

Sot, në Kuvendin e Kosovës deputetët nuk e mbështetën projektligjin për nxjerjen e fondeve nga Trusti.

Kjo ngjalli reagime të shumta, kurse grupi parlamentar i AAK-së ka thënë se Qeveria duhet të dorëhiqet, raporton Zeri.info.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate, ku thuhet se AAK-ja është e zhgënjyer për mosvotimin e Trustit.

“Grupi parlamentar i AAK-së shpreh zhgënjimin e thellë me mosvotimin e nismës për tërheqje të 30% të kursimeve pensionale.Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare.Sot, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike.AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar.Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet!”, thuhet ndër të tjera. /Zëri