
29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Aktuale
June 23, 2022 - 11:58
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar për situatën me pandeminë COVID-19 në vend.
Sipas raportit, nga 280 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Në total numri i rasteve aktive është 168. /Zëri
