
Projektligji për Trustin, sot sërish në Kuvend
Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.
Kjo me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, e mbështetur nga partitë e tjera opozitare.
PDK-ja ka thënë dje se se shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e paprecedentë dhe se u bë në mënyrë arbitrare.
Sipas deputetit Bekim Haxhiu, i cili edhe e ka iniciuar këtë projektligj, shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e paprecedentë dhe se u bë në mënyrë arbitrare.
Në anën tjetër, nga partia në pushtet, Vetëvendosja, kanë thënë se ishte opozita që nuk mori pjesë në seancë duke pamundësuar kuorumin.
Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ripërsëriti se grupi parlamanentar i shumicës nuk e përkrahë projektligjin që mundëson tërheqjen nga Trusti.
Seanca e Kuvendit fillon në orën 10:00. E nëse votohet projektligji, atëherë kalon në parim për të ardhur sërish në Kuvend.