Sinjale pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave

Sinjale pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave

Aktuale June 22, 2022 - 21:25

Sinjale pozitive kanë ardhur nga Holanda në prag të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Deputetja holandeze dhe njërit anëtarja e Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se Holanda po ndryshon qëndrime pas disa vitesh veto për zgjerimin e BE-së.

Ajo ka thënë se disponimi në parlament po ndryshon dhe se janë të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i Kati Pirit në Twitter:

Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlament :

– të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;

– të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën;

– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.