Zgjatet afati i aplikimit për subvencione në Bujqësi

Zgjatet afati i aplikimit për subvencione në Bujqësi

Aktuale May 25, 2022 - 16:09

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 01 qershor 2022 ora 16:00.

Sipas Ministrisë, kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022.

“Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ëeb faqen e MBPZhR-së, ëëë.mbpzhr-ks.net dhe në ëeb faqen e AZhB-së, ëëë.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, thuhet në njoftim. /Zëri