Florian Qehaja merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Florian Qehaja merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Aktuale May 25, 2022 - 15:27

Florian Qehaja ka marrë detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Me një ceremoni solemne, sot i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup Prindon Sadriu ka pritur ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, raporton Zeri.info.

"Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të Republikës së Kosovës në MARRI është pritur ambasadori i Republikës së Kosovës Florian Qehaja, i cili zyrtarisht mori detyrën nga Sadriu".

"Ambasadori Qehaja falënderoi Prindon Sadriun, si dhe diplomatët e tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lart angazhimet në interes të Republikës së Kosovës".

Sipas njoftimit, ambasadori Qehaja sot pritet që t’i dorëzojë kopjet e letrave kredenciale te ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. /Zëri