Kurti: I tronditur nga sulmi në Teksas, zemrat tona me familjet e viktimave dhe popullin amerikan
Foto:Reuters

Kurti: I tronditur nga sulmi në Teksas, zemrat tona me familjet e viktimave dhe popullin amerikan

Aktuale May 25, 2022 - 14:13

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar pas sulmit që ndodhi në një shkollë në Uvalde në Teksas, ku humbën jetën 19 nxënës dhe dy mësues.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i tronditur nga ky rast, raporton Zeri.info.

“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, shkroi Kurti. /Zëri