Tha se do të votojë pro tërheqjes, por abstenoi, Balje: Momenti më i vështirë në karrierën time

Tha se do të votojë pro tërheqjes, por abstenoi, Balje: Momenti më i vështirë në karrierën time

Aktuale May 25, 2022 - 13:01

Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, pati deklaruar se do ta mbështetë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, teksa sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere abstenoi.

Balje këtë abstenim e cilësoi si momentin më të vështirë të karrierës.

“Ky është momenti më i vështirë në karrierën time, pasi abstenimi është në emër të Grupit Parlamentar, ndërsa personalisht jam pro”, tha Balje në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, votat e pushtetit ishin kundër, teksa nga minoritetet Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro e Duda Balje abstenoi. /klankosova