Komisioni për Buxhet dhe Transfere s’e kalon propozimin për tërheqje nga Trusti

Komisioni për Buxhet dhe Transfere s’e kalon propozimin për tërheqje nga Trusti

Aktuale May 25, 2022 - 12:57

Komisioni për Buxhet dhe Transfere s’e ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen prej 30 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, votat e pushtetit ishin kundër, teksa nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.

Pesë deputetë votuan pro, pesë kundër dhe një abstenoi.

Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit ose Qeverisë.

Kujtojmë se Projektligjin për Trustin e kanë hartuar deputetët e PDK-së. /klankosova