Kurti në panelin diskutues “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”

Kurti në panelin diskutues “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”

Aktuale May 25, 2022 - 12:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesë e panelit diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos - Klosters.

Krahas kryeministrit Kurti, në këtë sesion diskutuan edhe: Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë, Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Alexander Schallenberg, ministër federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Miroslav Lajçak, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Odile Françoise Renaud-Basso nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Diskutimi në panel u kryesua nga Børge Brende, president i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u prezantua nga Mirek Dusek, zëvendësdrejtor i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, njëherësh anëtar i ExCom, Forumi Ekonomik Botëror, raporton Zeri.info.

Ky sesion, që ofroi mundësi për dialog me shumë palë mbi Ballkanin Perëndimor, ka për synim të ndihmojë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare. /Zëri