Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji

Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji

Aktuale May 25, 2022 - 10:37

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesi i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa.

“Po, është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje, për këtë gjë unë do ta njoftoj sot Komisionin në mbledhjen që do ta mbajmë sot”, ka thënë Beqa.

Ai ka shtuar se i mbetet Grupit Parlamentar të LVV-së që në mbledhjen e radhës të bëjë zëvendësimin e Abazit me ndonjë deputet tjetër.

Ky komision ishte propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, anëtari tjetër i këtij komisioni nga PDK-ja është deputeti Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) tash pa Haki Abazin,  do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi dhe zëvendëskryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje. /telegrafi