Pas kthimit nga Amerika, Latifi mbledh Bordin e SHSKUK-së

Pas kthimit nga Amerika, Latifi mbledh Bordin e SHSKUK-së

Aktuale May 25, 2022 - 10:27

Pas kthimit nga Amerika, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi sot ka ftuar Bordin e SHSKUK-së në takim me MSH-në, me qëllimin e vetëm që kjo trupë të raportojë për gjendjen aktuale në shëndetësi.

Mësohet se ky takim ka filluar në orën 10:00.

Ky takim rastis të jetë një ditë pasi Komisioni Parlamentar për Shëndetësi ka kërkuar që në mbledhjen e radhës të raportojnë ministri Latifi, ai i Financave Hekuran Murati, si dhe kreu i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Kjo për shkak se deputetët kanë ngritur shqetësimet sa u përket mospagesave të stafit mbështetës për gati tre muaj, të cilët janë mbi një mijë sosh, çështjen e kardiologëve invazivë, të cilët kanë hyrë në grevë si shenjë pakënaqësie ndaj statutit të ri. /klankosova