Osmani ndan dhimbjen me familjarët e nxënësve të vrarë në Teksas

Osmani ndan dhimbjen me familjarët e nxënësve të vrarë në Teksas

Aktuale May 25, 2022 - 09:33

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur dhimbjen dhe keqardhjen për rastin tragjik të ndodhur në një shkollë fillore të Teksasit, ku një person vrau 19 nxënës dhe dy mësues.

Osmani thotë se ndihet e tronditur nga ky lajm, raporton Zeri.info.

“Mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve morën fund padrejtësisht përpara kohës së tyre. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe vajtojmë me miqtë tanë në këtë kohë”, shkroi Osmani.