Osmani në Konferencën Ndërkombëtare të Tiranës, ku diskutohet për trafikimin e qenieve njerëzore

Osmani në Konferencën Ndërkombëtare të Tiranës, ku diskutohet për trafikimin e qenieve njerëzore

Aktuale May 25, 2022 - 09:11

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot ka udhëtuar për në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë Osmani do të jetë ndër folëset kryesore dhe në ekspozenë e saj do të flasë për trafikimin e qenieve njerëzore në kontekstin kosovar, rajonal dhe global, raporton Zeri.info.

Folës në këtë konferencë, përveç presidentit Meta dhe presidentes Osmani, do të jenë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të OKB-së, si dhe të organizatave joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. /Zëri