Në Kosovë, 148 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë, 148 raste aktive me COVID-19

Aktuale May 25, 2022 - 08:31

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 148.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës.

Kurse deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.604 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Zëri