Publikohet raporti nga IKSHPK-ja për rastet me COVID-19

Publikohet raporti nga IKSHPK-ja për rastet me COVID-19

Aktuale May 24, 2022 - 15:01

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e IKSHPK-së në lidhje me situatën me pandeminë COVID-19 në vend.

Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit, nga 477 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.

Në total numri i rasteve aktive është 148. /Zëri