Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Aktuale May 22, 2022 - 22:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dy javë që po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, por meditjet që i takojnë sipas ligjit duket se nuk i pranon.

Kështu sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili ka demantuar një lajm për meditjet rreth vizitës së Kurtit në SHBA.

Kryeziu ka thënë se Kurti nuk pranon mëditje për udhëtime jashtë vendit, transmeton Zeri.info.

“Kryeministri Kurti nuk merr mëditje.Sipas ligjit edhe mund t'i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit. Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka shkruar Kryeziu. /Zëri