Jep dorëheqje Pranvera Ejupi, drejtoreshë e Divizionit për Mbrojtje Juridike për të akuzuarit potencialë të Speciales

Jep dorëheqje Pranvera Ejupi, drejtoreshë e Divizionit për Mbrojtje Juridike për të akuzuarit potencialë të Speciales

Aktuale May 21, 2022 - 16:55

Pranvera Ejupi, drejtoreshë e Divisionit për Mbrojtje Juridike dhe mbështetje financiare të të akuzuarve potencialë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e konfirmuan për “Zërin”, disa burime në Ministrinë e Drejtësisë.

“Ajo që nga java e ardhshme do ta lë poziten!”, kanë thënë burimet.

Ejupi për dy vite ka drejtuar këtë divzion.

Kujtojmë se ka qenë pjesë e GIZ-it gjerman, ku ka udhëhequr për 9 vite me radhë projektin për Reformë të Sistemit Juridik dhe Administratës Publike.

Përveç fushës së politikës, Ejupi ka dhënë një kontribut të madh edhe në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. /Zëri