Lajçaku përfundon vizitën në SHBA, takime intensive për konsultime rreth dialogut Kosovë – Serbi

Lajçaku përfundon vizitën në SHBA, takime intensive për konsultime rreth dialogut Kosovë – Serbi

Aktuale May 19, 2022 - 16:43

Emisari i BE_së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar sot vizitën zyrtare në Washington DC.

Lajçaku ka njoftar se gjatë vizitës treditore në SHBA, ka pasur një numër takimesh ku është konsultuar për bashkëpunimin BE- SHBA në lidhje edhe me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Zeri.info.

“Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Washington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajcak të Twitter. /Zëri