Për herë të parë nuk mund të bëhet parashikimi i motit në Institut

Për herë të parë nuk mund të bëhet parashikimi i motit në Institut

Aktuale May 18, 2022 - 21:24

Që nga paslufta për herë të parë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës që bën matjet në Ferizaj, ka pezulluar punën për parashikimin e motit në gjithë vendin.

Problem për këtë është shpërthimi i një gypi me ujera të zeza, në afërsi të Institutit, kështu ka thënë koordinatori i IHMK, Besim Aliu.

“Toka veçse është e kontaminume, atu matjet edhe nëse i bëjmë nuk janë reale, tash po presim deri të bien shi”.

Ky thotë se matje të temperaturave nuk do të ketë derisa të ketë një zgjidhje për këtë.

Kurse, kompania regjionale e Ujit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni”, e kontraktuar nga Komuna, nuk po arrin të eliminoj problemin, për këtë po fajëson Komunën e Ferizajt.

“Ne kemi dërguar ekipet për debllokim ne vendin e ngjarjes me dhjetëra here, mirëpo asnjëherë nuk është mundur te bëhet debllokimi pasi aty kishte probleme përcjellëse. Disa puset janë te mbuluara me asfalt dhe nuk mund të identifikohen se ku janë në mënyrë që të hapet kapaku dhe te provohet për debllokim, ka thënë menaxher i KRUK Bifurkacioni

Por, fajin nuk po e marrin as nga Komuna, Arben Halili drejtor i shërbimeve publike përmes telefonit i tha televizionit që këtë të mërkurë i kanë filluar punimet me një kompani tjetër të kontraktuar, pasi Bifurkacioni nuk po arrinte të eliminonte problemin.

Sipas tij ky problem, me kompaninë e re do të zgjidhet për një ditë që i bie të enjten. /klankosova