Gjukanoviqit do t’i dhurohet “Çelësi i Qytetit” nga Komuna e Prishtinës

Gjukanoviqit do t’i dhurohet “Çelësi i Qytetit” nga Komuna e Prishtinës

Aktuale May 18, 2022 - 09:17

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të nisë sot një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.

Gjukanoviqi pritet të takohet me krerët e shtetit të Kosovës, ndërsa më vonë do të takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë vizitës presidentit të Malit të Zi do t’i dhurohet “Çelësi i Qytetit” nga i pari i Prishtinës, transmeton Zeri.info.

“Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’rast kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama  do t’ia dhurojë ‘Çelësin e Qytetit’. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 15:00)”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Zëri