15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta, fillojnë punën në shkollat e Prishtinës

15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta, fillojnë punën në shkollat e Prishtinës

Aktuale May 17, 2022 - 20:23

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Besianë Musmurati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se nga nesër fillojnë punën 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat e Prishtinës.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facbook, duke u zotuar se qasja arsimore do të jetë gjithëpërfshirëse, raporton Zeri.info.

“Sot në takim të përbashkët me ta folëm për detyrat dhe përgjegjësitë e secilit, si dhe rëndësinë e madhe që kanë për zhvillimin e fëmijëve. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për më shumë staf mbështetës për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe se ky është vetëm hapi i parë në drejtim të duhur”

“Unë zotohem se qasja jonë arsimore do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të kujdesemi që asnjë fëmijë të mos mbetet mbrapa. Urime të gjithëve dhe suksese në rrugëtimin e ri”, ka shkruar Musmurati. /Zëri

Image
Image
Image
Image