Osmani takoi ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit

Osmani takoi ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit

Aktuale May 17, 2022 - 20:06

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Ëebber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.

Sipas komunikatës nga Presidenca, në këtë takim, presidentja Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të QUINT-it ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme. /Zëri

Image
Presidentja Osmani me ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel