Mbi 500 testime, vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mbi 500 testime, vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale May 17, 2022 - 15:05

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se rastet e reja janë regjistruar nga 523 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824.

Në total numri i rasteve aktive është 282. /Zëri