SHBA-ja lavdëron Kosovën për solidaritetin ndaj Ukrainës

SHBA-ja lavdëron Kosovën për solidaritetin ndaj Ukrainës

Aktuale May 17, 2022 - 15:00

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka lavdëruar vendin tonë për solidarizimin e treguar në lidhje me situatën në Ukrainë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Ambasada e SHBA-së ka thënë se Kosova me kohë ka ofruar ndihmë humanitare për refugjatët dhe gazetarët.

“SHBA-ja lavdëron Kosovën për solidaritetin e saj ndaj Ukrainës – duke vendosur sanksionet, duke ofruar ndihmë humanitare për refugjatët dhe gazetarët, si dhe për dënimin e veprimeve të pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, shkroi Ambasada në Twitter.

Ditë më parë Kosova ka marrë vendim për sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilat kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve ose entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus ose bjellorus, me disa përjashtime, ndalon importin e qymyrit nga Rusia ose nga shtete që e blejnë nga Rusia. /Zëri