Gjukanoviqi, nesër në Kosovë

Gjukanoviqi, nesër në Kosovë

Aktuale May 17, 2022 - 14:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do ta presë nesër për vizitë zyrtare presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Presidenca ka njoftuar se nesër në orën 10:00 Osmani do ta presë presidentin Gjukanoviq me nderimet më të larta shtetërore.

“Pas ceremonisë së pritjes, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu zhvillon takim me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe në fund të takimit presidentja Osmani dhe presidenti Gjukanoviq do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim. /Zëri