Nagavci: Studentëve nga Kosova do t’u hapet rruga për studime në Francë

Nagavci: Studentëve nga Kosova do t’u hapet rruga për studime në Francë

Aktuale May 16, 2022 - 19:32

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se studentëve nga Kosova, do t’u hapet rruga për studime në universitete prestigjioze edhe në Francë, me bursa të bashkëfinancuara nga MAShTI dhe Ambasada e Francës.

Kurse, kjo nismë e Ministrisë së Arsimit ka marrë miratimin sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke hapur kështu rrugën për lidhjen e marrëveshjes me Ambasadën e Francës në Kosovë për bashkëfinancim të bursave të arsimit të lartë, niveli Master.

Shkrimi i plotë:

Jam e lumtur që studentëve tanë do t’u hapet rruga për studime në universitete prestigjioze edhe në Francë, me bursa të bashkëfinancuara nga MAShTI dhe Ambasada e Francës.

Kjo nismë e Ministrisë së Arsimit ka marrë miratimin sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke hapur kështu rrugën për lidhjen e marrëveshjes me Ambasadën e Francës në Kosovë për bashkëfinancim të bursave të arsimit të lartë, niveli Master.

Marrëveshja do të krijojë edhe një mundësi më shumë që studentët tanë të ngrisin kapacitetet profesionale në fushat me interes për zhvillimin e vendit.

Do të vazhdojmë të krijojmë mundësi, duke motivuar dhe financuar përmes bursave të rinjtë tanë, sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm për fuqizimin e Kosovës.

Nisma për lidhjen e kësaj marrëveshje paraqet një hap me rëndësi për Kosovën në rrugën e integrimit evropian.