Historianët e Deçanit kërkojnë që Kisha Ortodokse në oborrin e UP-së të shndërrohet në muze të Holokaustit

Historianët e Deçanit kërkojnë që Kisha Ortodokse në oborrin e UP-së të shndërrohet në muze të Holokaustit

Aktuale May 16, 2022 - 18:53

Më 20 maj bëhen gjashtë vite nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kontestit pronësor në mes Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” dhe qytetarëve të Komunës së Deçanit në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër,

Sipas Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ky vendim është marrë duke u mbështetur në ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviqit, për çka kanë kërkuar që të mos sbatohet, transmeton Zeri.info.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj Komunikate, kërkon nga ana e sistemi gjyqësor të Republikës së Kosovës, që të mos i legalizojnë vendimet e kohës së Millosheviqit me kërkesat për pronësi të shumë tokave gjithandej që i po bene Kisha Ortodokse e Serbisë, duke u thirrur në vendimet e periudhës se viteve ’90 të shekullit të kaluar”, thuhet në komuniktë.

Sipas tyre, çdo akt gjykimi i gjykatave gjithandej vendit tonë, i cili i legalizon vendimet e kohës së Millosheviqit është vendim antikombëtar, anikushtetuese dhe antiligjore, pasi ata vlerësojnë që në Kosovë nuk duhet të zbatohen vendimet e kohës së Millisheviqit.

Më tej ata kanë kërkuar që Kisha ortodokse në oborrin e UP-së të shndërrohet në muze që argumenton krimet serbe në Kosovë.

“Konsiderojmë së edhe beteja që po zhvillohet për pronën në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duhet të shkoj në favor të palës shqiptar dhe assesi në krah të asaj serbe, sepse Kisha e nisur në pronën e UP-së, është kishe e dhunshme e kohës së masave të dhunshme të kohës së Milliosheviqit”,

“I bëjmë thirrje organeve ligj zbatuese në Prishtinë, që Kishën në pronën e UP-së të e shndërrojnë në Muze të Holokaustit që qëllimin e argumentimi të holokaustit ndërmori Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në fund, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përsërit prapë qëndrimin e saj dhe bene thirrje që të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Ministrit të Deçanit, pasi që zbatimi i tij do të jetë precedent i rrezikshëm për republikën tonë. /Zëri