Kurti për marrëveshjen me MCC-në: Vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje

Kurti për marrëveshjen me MCC-në: Vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje

Aktuale May 14, 2022 - 23:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për marrëveshjen e arritur me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), e cila është në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Kurti ka thënë se vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje si dhe vlerat dhe qëllimet e përbashkëta i forcojnë ato.

“Dje, Qeveria jonë dhe ekipet e MCC-së përfunduan negociatat për një marrëveshje të propozuar të Kompaktit prej 236.7 milionë dollarësh, të përshtatura për të ndihmuar Kosovën drejt tranzicionit të saj energjetik dhe transformimit socio-ekonomik. Vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje. Vlerat dhe qëllimet e përbashkëta i forcojnë ato”, ka shkruar ai në Twitter. /Zëri