Komuna ndërpret punimet për vendosjen pa leje të një konstruksioni metalik në Prishtinë

Komuna ndërpret punimet për vendosjen pa leje të një konstruksioni metalik në Prishtinë

Aktuale May 14, 2022 - 22:03

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, sot ka gjobitur dhe ndërprerë punimet rreth vendosjes pa leje të një konstruksioni metalik në hapësirat publike në qendër të qytetit pa pasur leje apo pëlqim nga organi kompetent.

“Drejtoria e Inspekcionit edhe këtë rast do të vazhdojë ta trajtojë konform me procedurat e parapara ligjore duke pasur si qëllim lirimin dhe ruajtjen e hapësirave publike kudo në qytetin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /Zëri