Sot, mot me diell

Sot, mot me diell

Aktuale May 14, 2022 - 08:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët parashihet të mbajë për dy ditët vijuese, raporton Zeri.info.

Riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. /Zëri