Rama për moskalimin e rezolutës së Srebrenicës: Ishte lojë e ndyrë e Berishës

Rama për moskalimin e rezolutës së Srebrenicës: Ishte lojë e ndyrë e Berishës

Aktuale May 12, 2022 - 19:14

Kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama, ka reaguar për moskalimin e rezolutës që njeh gjenocidin e kryer nga Serbia në Srebrenicë.

Për këtë kryeministri Rama ka fajsuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe tha se ishte një lojë e ndyrë e tij.

Rama theksoi se ata që e kritikojnë moskalimin e kësaj rezolute duhet të shohin përmbajtjen e tekstit të saj.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”.

“Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”, ka shkruar ai në Twitter.

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!”. /Zëri