S’miratohet rezoluta për Srebrenicën, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Aleksandar Vuçiqit

S’miratohet rezoluta për Srebrenicën, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Aleksandar Vuçiqit

Aktuale May 12, 2022 - 12:03

Parlamenti i Shqipërisë nuk ka votuar rezolutën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë në vitin 1995, duke marrë 51 vota kundër.

Në lidhje me këtë, ish-kryeministri Berisha ka reaguar dhe u është drejtuar deputetëve, të cilët votuan kundër, duke u thënë se kanë votuar sipas urdhrit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sali Berisha: Votuat sipas urdhrit të Aleksandar Vuçiqit. Shqipëria antishqiptarë të tillë si Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun, jetët e 8 mijë burrave dhe djemve të pafajshëm të Bosnjës, votuat duke shkelmuat mbi jetët e dhjetra e qindra mijëra shqiptarëve që në genocidin ciklik ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Por çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskordë trafikantësh, por çfarë mund të presësh nga një kryetar i organizate kriminale, skllav i Aleksandër Vuçiçit? Po çfarë mund të presësh nga një njeri që çfarëdolloj gjaku mund të ketë në dejet e tij përveç atij shqiptar? Po si mund të silleni si kope, si mund të bëni një votim të tillë? Një sqarim: Sali Berisha publikisht në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovën.

Sali Berisha ka marrë çdo masë kundër kontrabandës përveçse furnizimit me të gjitha armët e mundshme të Bosnjës dhe Kroacisë. /klan.al