Ambasadori gjerman: Në Kosovë 15% e popullsisë flasin gjuhën gjermane

Ambasadori gjerman: Në Kosovë 15% e popullsisë flasin gjuhën gjermane

Aktuale May 12, 2022 - 10:46

Ambasadat në Prishtinë, e Gjermanisë, e Austrisë dhe e Zvicrës, kanë organizuar së bashku me partnerë të tjerë Ditët e Gjuhës Gjermane në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, tha se tani në botë flasin rreth 100 milionë njerëz gjuhën gjermane.

“Gjuha gjermane flitet përveç në Evropë, edhe në vendet e tjera, ndërsa shquhet në Kosovë dhe sipas shifrave gjuhën gjermane në Kosovë e flasin 15% e popullsisë”, tha diplomati gjerman. /rtk