Kurti për televizionin portugez: Serbia po furnizohet me armë për luftëra [video]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP.
Kurti në këtë intervistë ka folur për dy tema kyçe, si furnizimin e Serbisë me armë nga Kremlini si dhe për mbështetjen që i duhet Kosovës në procesin e anëtarësimit në NATO.
“Rusia po mundohet ta shfrytëzojë Serbinë për destabilizimin e Ballkanit. Serbia është duke blerë armë nga Rusia”, ka thënë ai, raporton Zeri.info.
Në lidhje me këtë armtim ai ka thënë se Serbia nuk e ka vetëm për mbrojtje dhe parakalime ushtarake siç ka thënë, por për luftëra.
Kryeministri ka thënë se duke e parë këtë situatë, Kosova duhet të anëtarësohet më urgjencë në BE dhe NATO.
Ndër të tjera ai i ka kërkuar Portugalisë ndihmë në mënyrë që Spanja t’i njeh së paku pasaportat kosovare dhe të hapë një zyrë ndërlidhëse.
Kurti foli edhe për situatën aktuale në Ukrainë duke thënë se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, kurse në Donbas dhe Krime ai ka thënë se po shohim një shprehje të imperializimit rus. /Zëri
Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu: