Sipas “Kossev”-it, të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia kanë arritur në veri
Aktuale
March 25, 2022 - 12:23
Ka filluar protesta e serbëve në veri të Mitrovicës për kundërshtimin e moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Mirëpo, raportohet se të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia kanë arritur në Mitrovicën e Veriut për t’iu bashkuar protestës, raporton mediumi “Kossev”, transmeton Zeri.info.

Sipas raportimeve, autobusët me targa RKS, KM, CA dhe BG kanë arritur nga drejtimi i Zveçanit.
Marshi protestues nisi nga sheshi “Car Lazari” dhe po vazhdon nëpër qendër të Mitrovicës së Veriut. /Zëri