Kurti: Nuk kam synuar që përmes kërkesës për zgjedhje ta sjell njohjen e Serbisë

Kurti: Nuk kam synuar që përmes kërkesës për zgjedhje ta sjell njohjen e Serbisë

Aktuale March 22, 2022 - 22:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me kërkesën që Qeveria serbe t’i drejtohet asaj të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, nuk ka synuar që të sjellë njohjen e pavarësisë nga Serbia.

“Unë kurrë nuk kam synuar që nëpërmes këtij letërkëmbimi ta sjell njohjen e Serbisë. Unë e kam ditur që kjo nuk bëhet, mirëpo nuk mund të kërkojë askush prej meje që unë të mos e njoh Republikën e Kosovës, pavarësinë e vendit tonë”, tha Kurti në një intervistë për transmetuesin publik të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën, se Kosova ka kërkuar që Qeveria e Serbisë t’i kërkojë drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 3 prill, gjegjësisht “që Serbia ta pranojë Kosovën”.

Por, Kurti tha se ai ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë. Ai tha se Beogradi nuk ka pranuar që Qeveria e tij t’i dërgojë kërkesë ekzekutivit kosovar, por ka tentuar që këtë ta bëjë në nivel të zyrtarëve ndërlidhës.

“Ne kemi thënë që zyrat ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd do të mund të shfrytëzoheshin si kanale logjistike të komunikimit, mirëpo komunikimi normal duhet të jetë qeveri me qeveri. Në vend se të drejtohen qeveri me qeveri, ata kanë synuar që të jetë zyrtari ndërlidhës me zyrtarin ndërlidhës”, tha Kurti. /REL

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KETU: 

https://www.evropaelire.org/a/albin-kurti-zgjedhjet-e-serbise-/31765514.html?fbclid=IwAR2DkrgtI9on2Q1wixa7419jGvtI08ndfMwX_tCOpgWN7aFCysTQnKClSyE