SHBA-ja falënderon Serbinë për mbështetje ndaj Ukrainës

SHBA-ja falënderon Serbinë për mbështetje ndaj Ukrainës

Aktuale March 09, 2022 - 18:13

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Victoria Nuland, e ka falënderuar Serbinë, për siç ka thënë “për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës”.

Nuland ka njoftuar se sot ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “për ta falënderuar për mbështetjen e Serbisë për Ukrainën, përpjekjet e vazhdueshme për të adresuar krizën humanitare dhe përkushtimin për stabilitetin rajonal", transmeton Zeri.info.

Ajo më tej shton se SHBA-ja mirëpret marrëdhëniet e mira të Serbisë me fqinjët dhe përparimin drejt rrugës evropiane.

“E kënaqur të flas me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për ta falënderuar Serbinë për mbështetjen e saj për Ukrainën, përpjekjet e vazhdueshme për të adresuar krizën humanitare dhe përkushtimin për stabilitetin rajonal. Ne mirëpresim marrëdhëniet e mira të Serbisë me fqinjët dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Nuland në Twitter.

 

Kujtojmë se Serbia është në mesin e pak shteteve që ka refuzuar t’i vendos sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. /Zëri