
Mehaj vitizon familjen e dëshmorit Malush Ahmeti
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit Malush Ahmetit, i cili ishte edhe mjeshtër i armëve.
Mehaj ka thënë se në kohën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtëpia e Malush Ahmetaj është bërë bazë e përhershme e luftëtarëve të lirisë.
Ai ka thënë se Ahmeti së bashku me dy djemtë e tij, Bedriun dhe Bahriun, i janë bashkuar radhëve të UÇK-së, duke shërbyer me përkushtim, ndershmëri e guxim.
“Gjatë ofensivës së shtatorit të vitit 1998, paramilitarët serbë, vrasin djalin e tij Leotrimin i cili ishte vetëm shtatë vjeçar, ndërsa plagë merr edhe bija e tij, Fatmirja, 18-vjeçare. Megjithatë, edhe pas kësaj tragjedie të rëndë Malushi qëndron i fortë dhe i pathyeshëm. Ai vazhdon luftën dhe përballjen me kriminelët serbë deri në rënjen e tij heroike”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj ka theksuar se falë luftës heroike të Adem Jasharit dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së është arritur fitorja dhe liria e Kosovës./Zëri