Pacolli i del në mbrojtje Duda Baljes pas kërkesave për shkarkim

Pacolli i del në mbrojtje Duda Baljes pas kërkesave për shkarkim

Aktuale February 23, 2022 - 22:50

Deputeti Behgjet Pacolli, i ka dal në mbrojtje koleges së tij, Duda Balje ndaj të cilës pati kërkesa për shkarkim pas deklaratave për martesat LGBT në Kosovë.

Pacolli ka thënë se kërkesa për dorëheqje për Baljen është e pavend dhe e nxituar, transmeton Zeri.info.

"Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar", ka shkruar Pacolli.

Po ashtu ai ka mbrojtur edhe bashkësitë fetare në Kosovë të cilat sot dolën me një deklaratë të përbashkët kundër Projekt-Kodit Civil të Kosovës i cili lejon martesat mes gjinive të njëjta.

"Ndërsa rekomandimi i Zonjës Zana Avdiu për përfaqësuesit e Bashkësive fetare që ata "Të Ndihmojnë të varfërit e mos të merren me çështje që nuk ju takojnë" ishte arrogancë e vërtetë, duke ditur se e drejta e ushtrimit dhe predikimit të fesë ne Kosovë është e garantuar me ligj dhe mbi 95% e familjeve i perkasin njërës prej tyre", ka shkruar ai, duke shtuar se e drejta e fjalës është e garantuar me ligj. /Zëri