Kosova e Serbia u takuan sot në Bruksel, u diskutua për targat

Kosova e Serbia u takuan sot në Bruksel, u diskutua për targat

Aktuale January 28, 2022 - 20:44

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka pas një takim mes delegacioneve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e bërë në Twitter, Lajçaku ka thënë se në takimin në Bruksel është biseduar për targat.

"Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për Targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet e mundshme dhe rezultatet e mundshme", tha Lajçaku, raporton Zeri.info.

Në fund, ai i inkurajoi palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet në funksion të afrimit të afatit. /Zëri