Afro 30 mijë raste aktive me COVID-19

Afro 30 mijë raste aktive me COVID-19

Aktuale January 28, 2022 - 08:14

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 28.751.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3.008 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës.

Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.