Kurti thotë se të huajt mund të investojnë pa frikë nga shantazhi e haraçi i së kaluarës

Kurti thotë se të huajt mund të investojnë pa frikë nga shantazhi e haraçi i së kaluarës

Aktuale January 26, 2022 - 10:56

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e radhës sot, ku ka vendosur për një sërë vendimesh.

Mirëpo, në fillim kryeministri Kurti mbajti një fjalim, ku potencoi avancimin në luftën ndaj korrupsionit, si pararojë për investime të huaja në vend.

“Raporti i ‘Transparency International’ do të forcojë besimin e investitorëve të jashtëm të investojnë në Kosovë pa frikë nga shantazhi e haraçi i së kaluarës. Kjo tregon se përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit institucional dhe krimit të organizuar ka dhënë rezultatet e para”, ka thënë Kurti. /Zëri